` . Kurti nga Kroacia: Kjo është një ditë e vështirë për njerëzit tanë (VIDEO) - TV SHENJA

Kurti nga Kroacia: Kjo është një ditë e vështirë për njerëzit tanë (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti arriti në Slavonski Brod rreth orës 20:00 she shkoi me Kryeministrin Andrej Plenković për të vizituar udhëtarët e plagosur në aksidentin e tmerrshëm që la pas 10 viktima. Pasi vizituan të plagosurit, të dy dolën në një deklaratë për mediat.

Kurti shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Kjo është një ditë e vështirë për njerëzit tanë,”-tha Kryeministri Kurti.

“Unë dua të falënderoj Kryeministrin Plenković për ndihmën e tij dhe reagimin e shpejtë, por edhe mjekët. Pacientët tanë janë në duar të sigurta, ata kanë ndihmë psikologjike dhe mjekësore,” vazhdoi Kurti.

“Unë kam vizituar pacientë në të gjitha dhomat dhe ata në njësinë e kujdesit intensiv. Unë dua të falënderoj të gjithë stafin mjekësor që kujdeset për pacientët,” shtoi ai.