Kurti: Lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën në Turqi

Kurti: Lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën në Turqi

Kryeministri i vendit Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga shpërthimi i sotëm vdekjeprurës në Stamboll.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë plagosurve nga ky akt.

”I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”.