Kurti: Kriza energjetike mund të përballohet nëse nuk mendojmë vetëm për vete

Kurti: Kriza energjetike mund të përballohet nëse nuk mendojmë vetëm për vete

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot nga Shkupi se kriza energjetike mund të parballohet vetëm nëse vendet kërkojnë zgjithje të përgjitshme për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për vete.  Kurti shpreson që paralmentet e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të ratifikojnë tre marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Në anën tjetër, më 3 nëntor gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit. Shpresoj që parlamentet e vendeve respektive do t’i ratifikojnë këto marrëveshje”, ka deklaruar Kurti. /SHENJA/