Kurti: E pranoj kërkesën e ambasadorit të SHBA-së për shtyrje për 48 orë të vendimit për gjobat për targat ilegale

Kurti: E pranoj kërkesën e ambasadorit të SHBA-së për shtyrje për 48 orë të vendimit për gjobat për targat ilegale

Kryeministri i Kosovës i është përgjigjur kërkesës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, i cili ka kërkuar shtyrjen për 48 orë të fillimit të shqiptimit të gjobave për pronarët e automjeteve me targa ilegale.
Në një postim në Twitter, Kurti ka falenderuar ambasadorin amerikan për angazhimin e tij dhe e ka pranuar kërkesën e tij për shtyrje për 48 orë të vendimit.
“E falenderoj ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje 48 orësh të gjobave për targat e paligjshme ‘KM’ (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”,ka shkruar Kurti.