​Kurti-Beogradit për Asociacionin: Ti po don, po nuk bohet

​Kurti-Beogradit për Asociacionin: Ti po don, po nuk bohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ka folur për kërkesën e vazhdueshme të Serbisë që Republika e Kosovës të themelojë Asociacionin.

Kurti ka thënë që një kërkesë e tillë është fëmijërore, raporton Gazeta10.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia paska pritur që ai të vinte në pushtet për ta formuar Asociacionin, kur dihet që ai është kundërshtar i madh i saj.

Kurti të premten në seancë të Kuvendit, ka theksuar se ai ka mbajtur burg për shkak të kundërshtimit ndaj Asociacionit.

Kryeministri ka thënë se Asociacionin do të duhej të zbatohej atëherë kur është nënshkruar, në vitin 2013 ose 2014, me ata që e kanë nënshkruar.
Nuk mund të shtrosh kërkesa fëmijërore, unë po dua, ti po don po nuk bohet. Pra duhet ta imagjinosh çka ndodh nëse e njëjta gjë të shtrohet ty. Këtë duhet ta paraqesim gjithmonë, sepse kjo është një mënyrë tjetër për ta elaboruar pak më gjatë reciprocitetin si parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka thënë Kurti.