“Kurrë nuk kemi qenë më pranë Luftës së Tretë Botërore”

“Kurrë nuk kemi qenë më pranë Luftës së Tretë Botërore”

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar se bota “kurrë nuk ka qenë kaq afër” një Lufte të Tretë Botërore, por thekson se ajo nuk do të nisë për një arsye të thjeshtë.

“Kjo do të çonte në shkatërrimin e të gjithëve dhe gjithçkaje”, u shpreh ai.
Lukashenko theksoi se vendi i tij ka 25 vjet që “përgatitet për luftë”, megjithëse ka përjashtuar që një mobilizim si ai i dekretuar në Rusinë fqinje është duke u zhvilluar.
“Nëse nuk duan të luftojnë kundër nesh, nuk do të ketë luftë”, nënvizoi Lukashenko, i cili shtoi se forcat bjelloruse do të veprojnë vetëm në përgjigje të kërcënimeve të mundshme.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po shqyrton një skenar të ri në fushatën e tij në Ukrainë për shkak të pengesave që po pësojnë trupat ruse në lindje dhe jug të vendit. Ndryshimi i strategjisë, sipas “The Sun”, do të hapte një front të ri në veri të vendit, më afër Kievit. Për ta bërë këtë, duhet të nisë një sulm nga Bjellorusia. Lukashenko deri më tani i ka rezistuar presionit për t’u përfshirë më shumë në luftën e Putinit. Megjithatë, Ukraina ka paralajmëruar se probabiliteti i një sulmi të ri nga veriu po rritet tani që Putini është i dëshpëruar dhe ka grumbulluar 9 000 trupa në kufirin me Bjellorusinë.