KUPA, SHKËNDIJA PËRBALLET ME RENOVËN

KUPA, SHKËNDIJA PËRBALLET ME RENOVËN

E mërkura do të sjell ndeshjet e fazës së 1/8 së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ndeshja më interesante në këtë fazë është ajo që do të luhet në Tetovë ndërmjet dy ekipeve shqiptare të elitës, Shkëndijës dhe Renovës. Shkupi kualifikimin e mëtejshëm do ta kërkojë në takimin me Tikveshin, përderisa Struga Trim Lum pret Borecin. Fituesit aktual të trofeut, Sileksi do të përballet me Bellasicën, ndërsa në ndeshjet tjera takohen Akademia Pandevi-Makedonija Gjorçe Petrovi, Vardari-Skopje, Bregallnica-Ohridi e Pelisteri-Rabotniçki. Të gjitha takimet luhen nesër, duke nisur nga ora 14:00, ndërsa kualifikuesi për në raundin e ardhshëm vendoset me një ndeshje. /SHENJA/