Kupa, fitojnë Shkupi, Shkëndija e Struga

Kupa, fitojnë Shkupi, Shkëndija e Struga
Këtë pasdite janë zhvilluar ndeshjet e para të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Shkupi, Shkëndija dhe Struga kanë siguruar kualifikimin në raundin e dytë të këtij kompeticioni, pasi ishin më të mirë se kundërshtarët në ndeshjet e para të këtij turneu.
Shkupi doli të jetë më e mirë se Bellasica, duke e fituar me rezultatin 3:1. Shkëndija mundi pa shumë probleme Karaormanin me shifra 3:0, përderisa Struga mundi 2:1 Vardar Negotinën.
Kualifikim për në raundin e dytë morën edhe Rabotniçki, Vardari, Fortuna, Pobeda, Pelisteri, Tikveshi, Bregallnica dhe Akademia Pandevi. Kujtojmë se në xhiron e dytë të Kupës janë edhe Makedonija Gjorçe Petrovi si fitues dhe Sileksi si finalist i edicionit të kaluar, ndërsa pa luajtur në raundin e parë u kualifikuan edhe Skopje, Voska Sporti e Luboteni.
Aziz Sahiti /SHENJA/