` . "Kupa e Malit të Zi", Leonard Abazi në finale me Ljubosav Metodiev - TV SHENJA

“Kupa e Malit të Zi”, Leonard Abazi në finale me Ljubosav Metodiev

Tre boksierët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut Petar Arsovski, Enes Aliu dhe Leonard Abazi kanë mësuar kundërshtarët në turneun ndërkombëtar “Kupa e Malit të Zi” i cili po mbahet në Budva. Petar Arsovski nesër në gjysmëfinale do të përballet me boksierin nga Mali i Zi Boris Sarçeviq, Enes Aliu do të takohet në çerekfinale me boksierin nga Gjeorgjia Saba Ermeishvili, ndërkaq Leonard Abazi në finalen e cila do të zhvillohet të shtunën do të përballet me bullgarin Ljubosav Metodiev. Ndryshe në këtë turne marrin pjesë boksierë nga 17 shtete.