` . Kufizohen shpenzimet e funksionarëve shtetërorë për shërbime hotelier - TV SHENJA

Kufizohen shpenzimet e funksionarëve shtetërorë për shërbime hotelier

Të gjithë zyrtarët shtetërorë do të kenë kufizime të shpenzimeve për shërbimet hotelierike. Vendimi, siç kumtoi pasdite Kabineti i zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit, u soll në seancën e sotme të qeverisë.

Me të, të gjithë zyrtarëve shtetërorë do t’u kufizohen nshpenzimet për shërbimet në objektet hotelierike gjatë mbajtjes së takimeve të punës. Saktë është përcaktuar vlera që mund të shfrytëzohet për person të pranishëm në takimin e punës, ndërsa kufizimi i vlerës është në varësi të funksionit të personit I cili e organizon takimin e punës.

Me vendimin, siç thuhet në kumtesë, përfshihen kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, zëvendës-sekretari i përgjithshëm, sekretarët e shtetit, të gjithë drejtorët e institucioneve, si dhe personat e zgjedhur dhe të emëruar nga persona juridikë të drejtuar nga qeveria të themeluar nga shteti.

Në rast të tejkalimit të limiteve të lejuara, personi që ka bërë tejkalimin e paligjshëm do të duhet të rimbursojë shumën e tejkaluar të fondeve, jo më vonë se tre ditë pune nga dita e mbajtjes së takimit të punës.

Organet shtetërore detyrohen që shpenzimet e realizuara për shërbimet e hotelierisë t’I publikisht në ueb faqet e institucioneve.

“Në rast të mosrespektimit të dispozitave nga ky Vendim, zbatohen masat nga neni 23 nga Kodi për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë”, qëndron në kumtesë.