Kudus ia dedikoi golin mikut futbollist që ia mori jetën tërmeti, nuk ndëshkohet me karton

Kudus ia dedikoi golin mikut futbollist që ia mori jetën tërmeti, nuk ndëshkohet me karton

Vdekja e futbollistit Christian Atsu, trupi i të cilit u gjet në rrënojat e qytetit Hatay, ka trishtuar botën e futbollit dhe, në veçanti, ata që e njihnin më mirë.

Ky është rasti i Mohammed Kudus, sulmuesit ganez, bashkatdhetar i Atsu, i cili në pjesën e dytë të ndeshjes Ajax-Sparta Rotterdam, festoi golin e rezultatit 4-0 në favor të “Harkëtarëve”, duke ia dedikuar mikut të tij: “R.i.p. Atsu”.

Një dedikim që u bë përmes një fanelle të shfaqur para kamerave: një praktikë që, në një kontekst normal, do të kishte detyruar arbitrin të nxirrte automatikisht kartonin e verdhë.
Por nuk ka absolutisht asgjë normale në të këtë rast: arbitri i ndeshjes, z. Pol van Boekel, tregoi mirëkuptim, duke e anashkaluar rregulloren.