` . Kualifikohen Arsenali dhe Ajaxi, Napoli fiton, por eliminohet nga Granada - TV SHENJA

Kualifikohen Arsenali dhe Ajaxi, Napoli fiton, por eliminohet nga Granada

Arsenali kualifikua mes drithërimash në fazën e 1/8-ave të Europa League-s, pasi mposhti 3-2 në fundin e sfidës Benfican, teksa sfida e parë kishte përfunduar 1-1. Heroi i “Topçinjve” ishte Aubamayang, autor i golit të parë dhe të tretë të londinezëve, ndërsa finalizimin e rezultatit të përkohshëm 2-2 e shënoi Tieney. Për portugezët në fund rezultuan pa vlerë golat e Gonacalves dhe Silvas.

Kualifikohet edhe Ajaxi i Amsterdamit, që fitoi 2-1 përballë Lille, me gola të Klassen dhe Neres, ndërsa për francezët shënoi golin e 1-1 Yazici me 11-metërsh.

Nuk ndodh mrekullia për Napolin dhe Gattuson, që u eliminua nga Granada me rezulta të përgjithshëm 3-2. Napolitanët fituan 2-1 në stadiumin “Maradona” me gola të Zielinskit dhe Ruiz, por finalizimi i Montoro prishi festën e vendësve.

Hoffenheimi u befasua 0-2 nga Molde, që kualifikohet për fazën tjetër pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 3-3. Edhe Rangers avancojnë më tej, pas suksesit me goleadë 5-2 ndaj Antwerp.

Shaktar Donetks fitoi edhe përballjen e kthimit ndaj Maccabit të Tel Avivit (1-0) falë golit të Moraes. Villareali gjithashtu triumfoi edhe në sfidën e dytë ndaj Salzburgut me rezultatin 2-1. Për vendës realizoi dygolësh Moreno, ndërsa për austriakut vlejti vetëm për statistikë finalizimi i shqiptarit Mërgim Berisha.

 

Rezultatet

Ajax – Lille  2-1

Arsenal – Benfica   3-2

Hoffenheim – Molde     0-2

Napoli – Granada CF     2-1

Rangers – Antqerp 5-2

Shakhtar Donetsk – Maccabi Tel Aviv    1-0

Villarreal – Salzburg      2-1