` . Ku po shkon kjo rini? - TV-SHENJA

Ku po shkon kjo rini?

Shkruan: Emir Shabani

Por sot me çfarë ballafaqohen këta të rinj? Ata vazhdimisht vuajnë çmimin më të lartë të një shoqërie, atë të ”papunësisë”. Kjo gjendje madje po ndikon dhe në anën psikologjike të tyre

. Po të bësh një vëzhgim rrugëve të qyteteve, sytë e një njeriu nuk do të shohin tjetër, përveç të rinj të dërrmuar, të mërzitur, duke mbushur kafenetë e duke kaluar kohën kot, shtyjnë ditën monotonisht me një kafe përpara.
Po të shikosh aspektin e shkollimit, fare nuk ju mungon, pasi secili prej tyre posedon një diplomë, ca me dije nga “dera e majtë” e ca nga dera e djathtë”, madje për marrje diplomash, supozoj që bëjmë pjesë tek vendet e para në Europë. Këto nuk janë shenja të tjera, përveç shenja të një vendi me një varfëri të skajshme.
A jemi ne rinia e cila duhet të vetëdijsohemi, a duhet të zgjohemi në këmbë e t’i themi vetes se ku jemi?, a jemi gjallë apo jemi të vdekur.. Jemi duke e parë edhe vetë situatën në Maqedoninë Veriore se ne jemi duke shkuar në një histori të keqe!! Sepse politika neve po na shkatrron, një parti 15 vite në qeveri mos të merr masa për të rinjët të cilët po shkojnë jashtë vendit! Po largohen me diploma jashtë vendit sepse vendet e tyre i zënë këta pa diplomë të partisë 15- vjeçare në Qeveri. Sipas meje është një gjendje e keqe sepse shoqnia ime po shkon jashtë vendit për të nxerr kafshatën e bukës..dhe ne nuk mundemi ti parandalojmë…MJERIM!