KSI: Fillon vaksinimi me dozën e katërt kundër Kovid-19

KSI: Fillon vaksinimi me dozën e katërt kundër Kovid-19

Komisioni për sëmundje infektive në takimin e sotëm i shqyrtoi konkludimet nga Komisioni kombëtar për imunizim, lidhur me fillimin e vaksinimit me dozën e katërt të vaksinës kundër Kovid-19. Dozën e katërt mund ta marrin personat mbi 18 vjet, të cilët kanë marrë tre doza të vaksinës kundër Kovid-19. Qytetarët prej sot mund të drejtohen në pikat e vaksinimit, për çka nuk nevojitet termin, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi me dozën e katërt, siç theksojnë nga Ministria, është paraparë të zbatohet me mRNA vaksinë të “Fajzer”ose “Moderna”. Distanca e rekomanduar midis vaksinës së tretë dhe të katërt është të paktën katër muaj.

Vaksinimi me dorëzën e katërt veçanërisht rekomandohet tek personat me sëmundje kronike, pacientë në dializë, pacientë me transplante, onkologjikë, imuno të kompromituar dhe pacientë të cilët marrin terapi imunosupresive dhe imunomodulatore për të cilin do indikacion dhe tek personat mbi 60 vjet. Vaksinimi është masa më e mirë parandaluese për mbrojtje nga forma më e rëndë e virusit Kovid-19. Shteti disponon me sasi të mjaftueshme të vaksinave, të cilat janë të sigurta dhe efikase dhe u bëjmë thirrje qytetarëve që të imunizohen në pikat e vaksinimit me vaksina kundër Kovid-19, me qëllim që të marrin imunitet shtesë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.