Kryetari i një komune në Meksikë është martuar me krokodilin e quajtur “Princesha e vogël”! (VIDEO)

Kryetari i një komune në Meksikë është martuar me krokodilin e quajtur “Princesha e vogël”! (VIDEO)

Kryetari i qytetit meksikan San Pedro Huamelula, Viktor Igo Sosa, sipas traditës së vjetër është martuar me një krokodil grua e moshës 7 vjeçare, e njohur me emrin “Princesha e vogël”
Daily Mail shkruan se krokodili është veshur me fustan të bardhë, ndërsa nofullat të lidhura për shkak sigurisë.
I veshur solemnisht, Sosa ka kërcyer me nusen e tij, ndërsa nuk mungoi as puthja.
Sipas besimit të tyre, “Princesha e vogël” në ritualin e përfaqëson Nënën Tokë, ndërsa martesa e saj me lider lokal e simbolizon bashkimin e njeriut me hyjnoren.
“Në këtë mënyrë, qyteti shpreson se do të ketë begati, do të ketë shi, ushqim dhe peshqi në lumin tonë”, ka thënë Sosa.