` . Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, takohet me përfaqësuesit e shoqatës "SOS VITA" (FOTO) - TV-SHENJA

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, takohet me përfaqësuesit e shoqatës “SOS VITA” (FOTO)

Kryetari i partisë politike “Alternativa”, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Persona me Nevoja të Veçanta “SOS VITA”.

Gjatë takimit përfaqësuesit e shoqatës “SOS VITA” e kanë falënderuar kryetarin Gashi për përkrahjen dhe mbështetjen që jep “Alternativa” e jep në vazhdimësi në zhvillimin dhe avancimin e organizatave për persona me nevoja të veçanta.