` . Kryesia e ASH-së ka mbajtur mbledhje, ja cilat vendime u morën - TV SHENJA

Kryesia e ASH-së ka mbajtur mbledhje, ja cilat vendime u morën

Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët, sonte (25.07.2021) mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua për përgaditjet për zgjedhjet lokale. Në këtë mbledhje u sollën edhe dy vendime:
1. Shtabi Qendror i partisë u plotësua me anëtarë të ri nga katër zonat zgjedhore:
Për Zonën 1
Zulfi Adili
Për Zonën 2
Elmi Aziri
Për Zonën 5
Syrija Rashidi
Për Zonën 6
Halil Snopçe dhe Ilire Dauti
2. Kryesia Qëndrore autorizon Kryetarin e partisë që të organizojë kuvendet zgjedhore të degëve, për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të mundshëm të komunave.