Kryeministri i porsazgjedhur suedez: I përmbahemi marrëveshjes me Turqisë për NATO-n

Kryeministri i porsazgjedhur suedez: I përmbahemi marrëveshjes me Turqisë për NATO-n

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se vendi i tij i përmbahet marrëveshjes që ka bërë me Türkiye-n për NATO-n dhe se do të punojnë me të gjithë fuqitë për të përmbushur kërkesat e marrëveshjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Kristersson, lideri i Partisë Konservatore të Moderuar i cili u zgjodh sot kryeministër duke marrë votëbesim në parlament 36 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 shtator në Suedi, vlerësoi për AA-në bisedimet që vazhdojnë mes Türkiye-s dhe Suedisë për NATO-n.

“Sot u zgjodha kryeministër. Shpreh falënderimet e mia për besimin ndaj meje. Anëtarësimi në NATO është shumë i rëndësishëm për Suedinë dhe Finlandën. I përmbahemi marrëveshjes me Türkiye-n për NATO-n. Do të punojmë me të gjithë fuqitë tona për të përmbushur kërkesat e marrëveshjes mes Türkiye-s, Suedisë dhe Finlandës”, tha Kristersson.

– “Do të bisedojmë me qeverinë turke”

Kristersson theksoi se rreth kësaj çështjeje do të bisedojnë me qeverinë dhe zyrtarët turq.

“Natyrisht duke biseduar ballë për ballë me qeverinë dhe zyrtarët turq, besoj se do të arrijmë një zgjidhje në kuadrin e dialogut. Ashtu sikur e dinë edhe të gjithë vendet e NATO-s, ne aplikuam bashkërisht për anëtarësim në NATO me Suedinë dhe Finlandën. Po bëjmë maksimumin tonë për anëtarësimin e nevojshëm në NATO. Dëshira jonë është që Suedia dhe Finlanda të pranohen bashkërisht për anëtarësim në NATO”, shtoi ai.

Në Samitin e NATO-s në Madrid më 28 qershor, Türkiye nënshkroi memorandum trepalësh me Finlandën dhe Suedinë. Takimi i parë i Mekanizmit të Përhershëm të Përbashkët të formuar në kuadër të memorandumit, u mbajt në qytetin Vantaa të Finlandës më 26 gusht.

Më 5-6 tetor një delegacion nga Ministria e Brendshme e Suedisë zhvilloi takim me zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë së Türkiye-s në Ankara.