Kryeministri armen Pashinyan: 49 persona humbën jetën në përleshjet me Azerbajxhanin

Kryeministri armen Pashinyan: 49 persona humbën jetën në përleshjet me Azerbajxhanin

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, tha se intensiteti i konfliktit me Azerbajxhanin është ulur mëngjesin e sotëm, dhe se sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, deri më tani kanë humbur jetën 49 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në adresimin e tij në parlamentin armen, Pashinyan foli për përplasjet e fundit në kufirin Azerbajxhan-Armeni.

Ai deklaroi se ata nuk pajtohen me qasjen e Azerbajxhanit ndaj marrëveshjeve të arritura në nëntor të vitit 2020.

Duke theksuar se intensiteti i konfliktit është ulur mëngjesin e sotëm, Pashinyan tha: “Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, deri më tani kemi 49 të vdekur, por kjo nuk është shifra përfundimtare”.

Pashinyan deklaroi se Këshilli armen i Sigurimit u mblodh gjatë natës dhe mbajti konsultime deri në orët e mëngjesit.

Duke theksuar se si rezultat i takimit, qeveria armene vendosi t’i paraqesë një kërkesë zyrtare Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), Pashinyan tha se do të ja[|e informacione të përditësuara për numrin e atyre që humbën jetën në përleshje.

Në një deklaratë të qeverisë armene thuhet se Pashinyan ka folur në telefon me presidentin iranian Ebrahim Raisi për përleshjet në kufirin armeno-azerbajxhanas.