Kryediplomati britanik uron miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Kryediplomati britanik uron miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt e përshëndeti miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë. Ai e vlerësoi këtë si rezultat historik.

“Mbretëria e Bashkuar përshëndet fuqishëm votimin në Kuvendin e Maqedonisë në favor të implementimit të Marrëveshjes së prespës. Ky është një moment historik për Maqedoninë”, vlerëson Hunt.

Ai tha se ky proces shënon një hap të madh drejt zgjidhjes së problemit të gjatë rreth çështjes së emrit me Greqinë dhe e afron vendin drejt një të ardhme më të sigurtë, më stabile dhe me prosperitet më të gjërë në zemër të bashkësisë euro-atlantike. /SHENJA/