Krmov fton qytetarët që të mblidhen para Kuvendit

Krmov fton qytetarët që të mblidhen para Kuvendit

Deputeti nga radhët e Të Majtës, Borislav Krmov, ka ftuar qytetarët të mblidhen para Kuvendit, pasi sipas tij  Xhaferi do ta përmbyllë sonte seancën për propozimin francez.

“Të gjithë para Kuvendit, të gjithë! Talat Shverceri do ta çojë seancën deri në fund sot! Gjithë ditën po thyen Rregulloren duke kërcënuar se do t’u thyejë gishtat deputetëve të opozitës. Dilni të gjithë para Kuvendit”, ka bërë thirrje ai.