Krizë mes Italisë dhe Francës për shkak të “jelekëve të verdhë”

Krizë mes Italisë dhe Francës për shkak të “jelekëve të verdhë”

Deklaratat e dy liderëve të partnerëve të koalicionit qeverisës në Itali të cilët kanë mbështetur “jelekët e verdhë” kanë shkaktuar krizë mes dy vendeve pas reagimit nga ministrja e Francës për Bashkimin Evropian (BE), Nathalie Loiseau, transmeton AA.

Në një vlerësim për gazetarët Loiseau ka akuzuar partnerët e qeverisë në Itali për përfshirje në punët e brendshme të Francës.

“Prioriteti i çdo qeverie është të merret me mirëqenien e qytetarëve të saj. Kështu që mendoj se prioritet i qeverisë italiane është të merret me mirëqenien e qytetarëve italianë. Unë nuk mendoj se do të ishte në mirëqenien e italianëve për t’u kujdesur për ‘jelekët e verdhë’. Unë kam dëgjuar shumë herë qeverinë italiane, duke kërkuar që të tregohet respekt. Mendoj se ky respekt është për të gjitha vendet, veçanërisht për vendet fqinje, miqësore dhe aleate”, ka thënë Loiseau.

Lideri i Lëvizjes “5 Yjet” (M5S) dhe zëvendëskryeministër i Italisë, Luigi Di Maio, në përgjigje të deklaratës së Loiseau, i ka rikujtuar deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili i kishte përshkruar si “lebër” për Qeverinë e Italisë.

Di Maio, në një deklaratë në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se, “Ministrja franceze për BE-në, Nathalie Loiseau, pas shkrimit tim të djeshëm rreth ‘jelekëve të verdhë’ po tregon kujdes që Franca t’i japë mësim Italisë, ku ajo paska deklaruar se Salvini dhe Di Maio kanë mësuar të pastrojnë shtëpinë e tyre‘. Ndosha keni harruar që presidenti juaj Macron ka cilësuar qeverinë tonë si ‘lebër’ “.

Macron në një fjalim në qershor duke vendosur në objektiv M5S në Itali tha se, “Ata që bëjnë politikë populiste në Evropë, e shikoni se përhapen si ‘lebër‘. Ndodhen në çdo vend të Evropës. Madje, edhe në vendet ku e shohim si të pamundur shfaqjen e tyre”. Ndërsa lideri i M5S, Di Maio, në atë kohë i ishte përgjigjur “Lebërit e vërtetë janë dyfytyrëshit e BE-së”.