Kriza në Siri “harxhoi” 3 përfaqësues të OKB-së

Kriza në Siri “harxhoi” 3 përfaqësues të OKB-së

Tre përfaqësues specialë të emëruar për zgjidhje politike në luftën civile të Sirisë, dhanë dorëheqje si rezultat i ngërçit të shkaktuar nga regjimi i Bashar al-Asadit. Ndërsa ka ngjallur kureshtje nëse vallë përfaqësuesi i ri, Geir O. Pedersen, do të kontribuojë në zgjidhje të krizës që vazhdon 8 vite, shkruan AA.

Diplomati norvegjez Geir O. Pedersen, ditë më parë filloi detyrën e tij si Përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë.

Pedersen me këtë u bë përfaqësuesi i katërt i OKB-së brenda këtyre 8 viteve, pas Kofi Annan, Al-Akhdar al-Ibrahimi dhe Staffan De Mistura.

Përfaqësuesi i parë i OKB-së i cili ishte ndërmjetësues i palëve konfliktuoze ishte ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan.

– Annan: “Regjimi nuk zbatoi planin”

Annan, i cili në vitin e dytë të luftës civile, si përfaqësuesi special i OKB-Ligës Arabe negocionte me regjimin planin në deklaratën më 7 qershor të vitit 2012 deklaroi se regjimi nuk zbaton planin.

Në këtë periudhë në zyrën e OKB-së në Gjenevë filluan negociatat politike. Mbledhja e parë u mbajt më 30 qershor 2012.

Annan gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që t’i bëjë presion Asadit. Ai duke theksuar se përgjegjësi kryesor për rritjen e dhunës në vend është regjimi, dha dorëheqje më 2 gusht 2012.

– Ibrahimi: “Regjimi merr pjesë në bisedime me presionin e rusëve”

Pas Annan, detyrën e ndërmjetësit për 21 muaj e ushtroi Al-Akhdar al-Ibrahimi. Në këtë periudhë filloi raundi i dytë i bisedimeve në Gjenevë. Por, bisedimet që filluan më 22 janar 2014, gjithashtu dështuan.

Ibrahimi në deklaratën e tij pas bisedimeve, tha se propozimet e tyre për zvogëlimin e dhunës dhe formimin e qeverisë së tranzicionit janë bllokuar nga delegacioni i regjimit.

Ai dha dorëheqje më 13 maj 2014.

Në një intervistë në tetor të vitit 2015, Ibrahimi potencoi se “Është e qartë se regjimi me presionin e rusëve merr pjesë në bisedimet dhe se nuk bën asgjë përpos asaj që deklaron se opozitarët janë terroristë”.

– De Mistura: “Arsyetimet e regjimit janë të papranueshme dhe të palogjikshme”

Staffan de Mistura, i cili u emërua në korrik 2014, gjatë detyrës së tij shfaqi një qëndrim “pro regjimit dhe Rusisë”.

Qëndrimi pengues i regjimit në negociatat me 3 ndërmjetësues të ndryshëm të OKB-së, buronte nga avantazhi ushtarak i siguruar me mbështetjen e Rusisë, ndërkaq de Mistura, i dha mundësi regjimit që t’i shpërqendrojë bisedimet.

Negociatat që rifilluan në shkurt 2017, vazhduan gjatë tërë vitit por me vendimin numër 2254 i KS-OKB-së u zhvendosën jashtë udhërrëfyesit të tranzicionit të përcaktuar politik.

De Mistura në deklaratën e tij më 15 dhjetor 2017, pas raundit të 8-të të bisedimeve, kishte njoftuar se bisedimet kanë përfunduar pa sukses dhe për herë të parë mbajti përgjegjës regjimin.

Ai tha se opozita në tavolinë ka shtruar 4 tema themelore, përfshirë administrata e tranzicionit, kushtetuta, zgjedhjet dhe lufta me terrorizëm. Mistura potencoi se regjimi është përqendruar vetëm në temën e luftës me terrorizëm.

“Arsyetimet e regjimit janë të papranueshme dhe të palogjikshme”, ka thënë Mistura, me të cilat kishte rikujtuar fjalët e Annan-it dhe Ibrahimi-t.

De Mistura njoftoi dorëheqjen më 17 tetor 2018. Ai vazhdoi detyrën deri në fund të vitit me arsye të vazhdimit të punimeve të Komitetit Kushtetues.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në nëntor bëri të ditur se në këtë detyrë do ta emërojë Pedersen-in.

– Biografia e Pedersen-it

I lindur në Oslo në vitin 1955, Pedersen që nga 9 qershori 2017 ushtronte detyrën e ambasadorit të Norvegjisë në Pekin. Ai ka kryer detyrën si përfaqësues norvegjez në Autoritetin Palestinez mes viteve 1998 – 2003 dhe ka marrë pjesë në negociatat e Oslos të zhvilluara në vitin 1993 mes qeveris izraelite dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Gjatë viteve 2005-2008 ai ka kryer edhe detyra të ndryshme në nivelin e zyrtarit të lartë të OKB-së në Liban. Diplomati norvegjez gjatë viteve 2012-2017 ka kryer detyrën në përfaqësinë e përherhershme të vendit të tij në New York ndërsa para kësaj në Drejtorinë e përgjithshme të Departamentit të Paqes dhe Çështjeve Humanitare të Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë.