Kristijan Naumovski: Gjithçka varet nga ne, ju bëj thirrje “Shvercerave” të na përkrahin

Kristijan Naumovski: Gjithçka varet nga ne, ju bëj thirrje “Shvercerave” të na përkrahin

Shkupi do të kërkojë të bëj gjithçka nesër për të marrë rezultatin pozitiv kundër Shamrokut, i cili do ti jep kualifikimin për në plej of-in e Liga Europës. Bardheblutë u mundën në transfertën në Irlandë, ndërsa besojnë se me mbështetjen e publikut do të japin më të mirën për të marrë atë që dëshirojnë.

“Sigurisht që pas disfatës në Irlandë kundërshtarët tani kanë një komoditet më të madh, por siç e dim futbolli luhet deri në minutat e fundit. Nesër luajmë në Shkup dhe gjithçka do të varet prej nesh, nëse luajmë lojën tonë besoj se do të rikthejmë rezultatin. Për në fund, edhe unë dua ti ftoj të gjithë ata që e duan futbollin dhe klubin, e në veçanti “Shvercerat” që të na përkrahin, unë si kapiten ju premtoj që do të japim shpirtin në fushë në këtë ndeshje”, ka thënë Kristijan Naumovski.

Ndeshja Shkupi – Shamroku luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 21:00.