Krimi dhe korrupsioni nuk kanë kompromis, tha Ali Ahmeti

Krimi dhe korrupsioni nuk kanë kompromis, tha Ali Ahmeti

Në përurimin e rikonstruimit të rrugës Ropalcë- Mateç, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u shpreh se të gjithë funksionarët e kanë mbështetjen politike të BDI-së, në kryerjen e punimeve infrastrukturore.

Ai po ashtu bëri thirrje për luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe veting të përgjithshëm në funksione publike.

Sipas tij, vetëm kështu mund të ndryshohet e sotmja, dhe të bëhet më e mirë e nesërmja.

“Vetëm kështu mund ta ndryshojmë të sotmen, ta bëjmë më të mirë nesër dhe të vazhdojmë me proceset e rëndësishme siç janë anëtarësimi i vendit tanimë në BE dhe kjo rrugë nuk është e barrikaduar por këtë rrugë të hapur dhe të kalueshme e bëjmë vetë ne politikanët duke insistuar në luftë të pakompromist kundër krimit, korrupsionit dhe çdo të keq që mund ti bëhet vendit dhe qytetarëve dhe të jemi të suksesshëm, pamëshirshëm në luftë për veting të të gjitha strukturave politike, ligjdhënëse, ligjzbatuese dhe rendruajtëse, kështu që vetëm kështu ne afrojmë dhe shkurtojmë rrugën drejt anëtarësimit në BE, edh pse skrinigu po bëhet por pas skriningut ka detyra të shtëpisë që ata duhet të kryhen në afat të pritshëm”, ka deklaruar Ali Ahmeti.