Krijimi i Superligës, edhe shteti spanjoll del me një qëndrim zyrtar

Krijimi i Superligës, edhe shteti spanjoll del me një qëndrim zyrtar

Superliga europiane dështoi që në nisje, megjithatë tre nga 12 klubet nismëtare nuk kanë hequr dorë ende nga projekti dhe [paralelisht me gjyqet ndaj UEFA-s, po punojnë për të dalë me një propozim të ri, që merr parasysh vërejtjet ndaj të parit.

Megjithatë së fundi edhe qeveria spanjolle është rreshtuar në anën e atyre që kundërshtojnë krijimin e Superligës dhe e ka bërë këtë nëpërmjet një letre të dërguar në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, ku thekson se mbështet UEFA-n, federatën spanjolle dhe La Ligën, të cilat janë pozicionuar kundër projektit që kërkojnë ta çojnë përpara Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi.

Spanja i bashkohet kështu Brukselit, që mban qëndrim zyrtar në mbështetje të parimeve të konkurrencës sportive dhe jo aspekteve të tjera që lidhen kryesisht me përfitimin e disa klubeve dhe krijimin e një lloj monopoli në futboll.