Kreshnik Bekteshi: Qeveria ka vendosur që të ngrijë marzhën për produktet bazë

Kreshnik Bekteshi: Qeveria ka vendosur që të ngrijë marzhën për produktet bazë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka deklaruar se Qeveria sot me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ka vendosur të ngrijë marzhat tregtare për tregtarët me shumicë dhe pakicë, sa i përket prodhimeve apo produkteve që kanë të bëjnë me produktet bazë ushqimore, të cilët edhe e kanë konsumin më të gjërë.

“E rëndësishme është fakti që deri në fund të vitit nuk do të pranohet asnjë lloj kontrate midis prodhuesve dhe tregtareve me shumicë me zinxhirët e marketeve dhe supermarketve. Ministria e ekonomisë, inspektorati, qeveri në përgjithësi resorët ekonomike në bazë ditore e ndjekin situatën dhe kjo listë me këto produkte që sot i kemi vendosur mund edhe të zgjerohet nëse inspektorati i tregut por edhe qytetarët lajmërojnë për rritje drastike”, tha ministri Bekteshi, raporton SHENJA.

Sa i përket akcizës së naftës ka mundësi të intervenohet, në momentin e duhur me siguri ministria e Financave do të jep dritën jeshile nëse vendoset të ndryshohet akciza apo TVSH.