Kremlini : Procesi për bashkimin e rajoneve në Ukrainë me Rusinë “do të përparojë shpejt”

Kremlini : Procesi për bashkimin e rajoneve në Ukrainë me Rusinë “do të përparojë shpejt”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se pas referendumit të mbajtur në Donbas dhe rajone të tjera në Ukrainë, procesi lidhur me bashkimin e tyre me Rusinë do të përparojë “në mënyrë të shpejtë”.

Peskov vlerësoi referendumet që filluan sot për bashkim me Rusinë në të ashtuquajturat republikat popullore Donetsk dhe Luhansk nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, si dhe në rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson.

Nëse referendumet rezultojnë me vendimin për bashkim me Rusinë, rajonet në fjalë do të mbrohen, shpjegoi Peskov i cili tha më tej se përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë rajonet do të vlerësohen si “sulm i kryer ndaj Rusisë”.

Peskov informoi se procesi lidhur me bashkimin e rajoneve me Rusinë sipas rezultateve të referendumit do të përparojë në mënyrë të shpejtë në nivel administrativ. “Jam i sigurt se ky proces do të jetë shumë i shpejtë”, tha Peskov.

Referendumet për të cilat presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se do t’i mbështesin, do të vazhdojnë deri më 27 shtator.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, duke reaguar më parë ndaj vendimeve për referendum, është shprehur se “referendumet e rreme nuk do të ndryshojnë asgjë”. /AA/