Kremlini: Britania “vend jomiqësor”, nuk do të urojmë Sunak

Kremlini: Britania “vend jomiqësor”, nuk do të urojmë Sunak

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se Putin nuk do të urojë Rishi Sunak për marrjen e detyrës si kryeministër i Britanisë, gjatë një konferencë për shtyp, shkruan skynews.

Gjatë konferencës, ai u pyet nëse Vladimir Putin do të uronte kryeministrin e ri  të Britanisë, Rishi Sunak.

Çuditërisht, Peskov tha se presidenti rus nuk do ta bënte këtë, sepse Britania e Madhe është një ndër “vendet jomiqësore” që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.

Zyrtarët rusë kanë bërë ironi me zgjedhjen e kryeministrit të ri të Britanisë, duke e quajtur procesin nga deputetët konservatorë si jodemokratik.