` . Kovid-19 sfida më e rëndësishme për shtetin në muajt e ardhshëm - TV SHENJA

Kovid-19 sfida më e rëndësishme për shtetin në muajt e ardhshëm

Kriza më e madhe me të cilën po përballemi është pandemia me Kovid-19 e cila mbetet sfida më e rëndësishme edhe në muajt e ardhshëm, por sipas vlerësimeve të tanishme, nuk pritet zhvillim i pandemisë që të ketë ndikim ndaj sigurisë sonë të përgjithshme në vend, përfundoi Këshilli i Sigurisë në mbledhjen e djeshme.

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë deklaroi se në lidhje me masat për ballafaqim me pandeminë, ai tha se aktualisht jo vetëm në vendin tonë, por përgjithësisht në Evropë dhe botë, ka shumë pak vende që hyjnë në të njëjtën grup në lidhje me masat si tre ose katër muaj më parë në të cilat ishim dhe ne me orë policore 96 orësh, por ai thotë, dhe nëse ka një numër më të madh të infektuarish, shteti duhet të ketë një strategji për ta zgjidhur atë me grup tjetër masash, të cilat do të ishin ekonomikisht më të përballueshme.

“Unë dakordohem diku të bëjmë më të rrepta masat, diku të lëshojmë, megjithatë në nivel sistematik, në tërë territorin mendoj se atë që e kemi kaluar duhet të mbetet në histori”, theksoi Pendarovski.
Shefi i shtetit edhe në video-paraqitjen para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së theksoi se viti 2020 është padyshim është një nga vitet më të rënda që po i jeton njerëzimi në historinë më të re, me ç’rast pandemia për vetëm disa muaj, përveç që mori pothuajse një milion jetë njerëzish, la edhe pasoja të thella në pothuajse çdo sferë të jetës sonë, për çka do të na nevojiten vite derisa të rikuperohemi tërësisht.
Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Milena Stevanoviq konsideron se me ardhjen e dimrit do të jetë edhe më e vështirë të mbrohemi dhe të zvogëlojmë rrezikun e infektimit nga koronavirusi i ri, nëse të gjithë në mënyrë rigoroze dhe në parim nuk u përmbahemi masave të rekomanduara.

“Për shkak të temperaturave të ulëta ne do të mbyllemi brenda, nëse nuk u përmbahemi standardeve të larta të higjienës, përdorimit të duhur të maskës dhe të shmangim grumbullimet ku nuk mund të sigurohet distancë e duhur, rreziku i transmetimit të infeksionit do të jetë më i lartë”, vlerëson Stevanoviq.

Ajo theksoi se gjatë dimrit ka shumë infeksione të tjera të frymëmarrjes që transmetohen në të njëjtën mënyrë dhe me simptoma të ngjashme me koronavirusin e ri, kështu që do të jetë më e vështirë të diferencohen.
“Prandaj, përmbajuni masave të rekomanduara për parandalim”, porosit Stevanoviq.

Në kushte të pasigurisë me zhvillimin e gjendjes me Kovid-19 dhe në vigjilje të fillimit të vitit të ri shkollor Qeveria e miratoi edhe Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të parashtruara nga ana e themeluesve të shkollave për organizimin e mësimit me prani fizike.

Qeveria e pranoi propozimin e Komisionit, pajtueshmëri për mësim me prani fizike të kenë 169 shkolla fillore prej të cilave gjashtë shkolla shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta në arsim, një shkollë private me leje për mësim eksperimental në arsim fillor, 15 shkolla qendrore komunale dhe 147 shkolla fillore rajonale. /MIA/