Kovaçki i thotë Kovaçevskit se në 2001 është fshehur nën batanije, kryeministri shpërthen: Jeni një grup kriminelësh, hajdutësh, spiunësh…

Kovaçki i thotë Kovaçevskit se në 2001 është fshehur nën batanije, kryeministri shpërthen: Jeni një grup kriminelësh, hajdutësh, spiunësh…

kryeministri Dimitar Kovaçvski, nëse në luftën e vitit 2001 është fshehur nën batanije.

“Çfarë nëse të gjithë në vitin 2001 do ta ndiqni shembullin tuaj dhe të fshiheshin nën batanije? Kur pjesa më e madhe e qytetarëve dolën në mbrojtje të shtetit, kur të gjithë kumanovarët veshën uniformat, Kovaçevski, ka qenë i gatshëm të vuaj për bukë dhe ujë, por vetëm që të mos merr pjesë në luftë. Ai ka refuzuar t’i shërbejë shtetit me atë që ka dëshmuar dokument plotësisht i paaftë. Ky person nuk mund të udhëheq asnjë institucion e as të ketë qasje tek sekretet më të larta shtetërore”, tha Kovaçki, raporton SHENJA.

I ashpër ka qenë në përgjigjen e tij, kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai ka thënë se problemet shëndetësore i janë shfaqur në vitin 2000, ndërsa ka akuzuar deputetët e opozitës për hajna.

“Ky grup këtu, nga opozita, janë hajdutë, kriminel, dhunues, spiunë. Po shpërbëhen nga brenda për shkak tenderëve si ki i fundit prej 136 milionë euro. Tërë kryesin e kanë të dënuar me dhjetra vite me burg për shkak veprave kriminale. Dhe shiheni cili njeri flet për ushtriu, Kovaçki. Ky është personi i cili derisa ka qenë në ARM ka lëshuar informacione, ka tregtuar me to, ka ofenduar koleg dhe kolege. Njeri mizor. Në zgjedhjet e ardhshme Kuvendi do të pastrohet nga njerëz sikurse ai”, ka deklaruar Kovaçevski.