Kovaçevski: Tani gjithçka është në duart tona, presim deputetët të tregojnë përgjegjësi dhe të ecim drejt BE-së

Kovaçevski: Tani gjithçka është në duart tona, presim deputetët të tregojnë përgjegjësi dhe të ecim drejt BE-së

Ka nisur në Shkup takimi ndërqeveritar me Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e tij hapëse, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski u shpreh se të dyja vendet ndajnë një qëllim të njëjtë, e që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ndërsa fliste për proceset euro-integruese nëpër të cilat ka kaluar vendi i tij i cili rrugën e ka pasur të përbashkët me Shqipërinë, Kovaçevski tha se RMV i përmbushi të gjiha kushtet, njohja nga Evropa ishte e rëndësishme por tani çdo gjë “mbetet në duart tona.”

“Tani cdo gjë është në duart tona. Presim që deputetët të tregojnë përgjegjësi dhe shpejt të ecim drejt unionit. Me anëtarësimin do të sigurojmë një jetë më cilësore për të rinjtë tanë.Ta ndihmojmë njëra-tjetrin, ky është takimi i dytë pas atij në Shkup, e avancojmë bashkëpunimin midis nesh, në një kohë sfidash dhe krizash,” tha ndër të tjera Kovaçevski.