Kovaçevski: Rusia ta ndalojë agresionin në Ukrainë!

Kovaçevski: Rusia ta ndalojë agresionin në Ukrainë!

Uniteti i botës demokratike është i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave të shkallës globale, me të cilat ballafaqohen vendet në Evropë dhe më gjerë. Këtë e deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ai ka kërkuar nga Rusia të ndalojë veprimet e saj ushtarake në Ukrainë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Republika e Maqedonisë së Veriut hapi dyert për qytetarët nga Ukraina, të cilët të detyruar të largoheshin nga vendlindja, kërkuan strehim në vendin tonë. Ky rast është një moment për t’i dhënë njohjen e duhur vendeve në botë që pranuan numrin më të madh të refugjatëve, si dhe numrit të madh të qytetarëve në mbarë botën që janë të angazhuar çdo ditë në kujdesin për refugjatët dhe në përgjithësi duke ndihmuar ata që nevojë për të”

Ai tha se Maqedonia e Veriut në kuadër të kapaciteteve ekzistuese, mbetet i përkushtuar në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare humanitare. Sipas kryeministrit Kovaçevski, për të përballuar me sukses problemet e emigracionit të llojeve të ndryshme, është e nevojshme të forcohet ndërgjegjësimi se është një sfidë globale që kërkon aktivitet të koordinuar, sipas parimeve të përgjegjësisë së përbashkët. Me këtë fjalim kryeministri Kovaçevski e përfundon vizitën e tij në SHBA dhe pjesëmarrjen në Asamblenë e 77-të të Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. /SHENJA/