Kovaçevski: Presim një transformator për të funksionalizuar tre blloqe prodhimi të rrymës

Kovaçevski: Presim një transformator për të funksionalizuar tre blloqe prodhimi të rrymës

Drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski tha se ka përfunduar remonti i termocentralit dhe me sukses është vënë në funksion blloku 1, ndërsa blloku 2 është vazhdimisht në funksion. Ai theksoi se në periudhën e ardhshme pritet të arrijë edhe transformatori për bllokun 3, i cili do të mundësojë që të tre blloqet prodhuese të REK Manastir të jenë në funksionim.

Vasko Kovaçevski  drejtor i EMV-së

“Ne u japim një mbështetje të fortë punonjësve në këto kushte të vështira për të përmbushur planet, sepse kemi obligim nga Qeveria dhe qytetarët që gjatë këtij viti të sjellim 25% më shumë prodhim vendor të energjisë elektrike për të tejkaluar krizën. Dhe, në të njëjtën kohë, të mos ketë kufizime dhe të mbahet stabil çmimi i energjisë elektrike”.