Kovaçevski: Po vijnë investime të huaja edhe në kohë krizës së madhe ekonomike

Kovaçevski: Po vijnë investime të huaja edhe në kohë krizës së madhe ekonomike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka marrë pjesë në prezantimin e investimin e ri gjerman në zonën e lirë ekonomike të Tetovës. Ai tha se kjo është edhe një konfirmim se ata si qeveri ofrojnë një mjedis të qëndrueshëm, që kompanitë t’i realizojnë planet e tyre afatgjata.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Është kënaqësi e madhe kur në kushtet e krizës më të madhe ekonomike  dhe energjetike, Maqedonia e Veriut është destinacion për investime të reja të prodhuesve kryesorë si kompania  ndërkombëtar Kiel, i cili operon në nivel global me fabrika prodhuese në SHBA, Gjermani, Poloni, Holandë dhe Turqi, dhe është e pranishme edhe në tregjet aziatike. Kompanitë e teknologjisë së lartë investojnë në vend dhe sjellin vlera të reja të shtuara në ekonominë tonë”.

/SHENJA/