Kovaçevski për propozimin francez: Në këtë formë që është për momentin është i papranueshëm!

Kovaçevski për propozimin francez: Në këtë formë që është për momentin është i papranueshëm!

Sa i përket propozimit francez, kryeministri Dimitar Kovaçevski, përsëriti qëndrimet e tij, duke thënë se ky propozim duhet plotësuar disa kushte: Formulim i pastër për gjuhën maqedonase dhe mbrojtje e qartë për identitetin maqedonas. -Çështjet historike nuk mund të bëhen pjesë e kornizës negociuese. -Bisedimet të hapen përpara ndryshimit të Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve. -Garanca nga BE se nuk do të ketë kushte të reja nga Bullgaria. -Çdo zgjidhje duhet të marrë miratimin e institucioneve të vendit

“Propozimi në këtë formë që është për momentin është i papranueshëm për mua, për presidentin, partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Nëse gjatë kryesimit francez arrihet mirëkuptim për pozicionet tona ne jemi të gatshëm të kyçemi në të njëjtat në mënyrë që të fillojë bisedimet deri në fund të qershorit. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të qetë. Ne çdoherë në rend të parë i kemi parasysh interesat shtetërore dhe përcaktimet strategjike. Ne kemi bërë gjithçka, tani BE duhet lëvizur”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.