Kovaçevski: Nesër vendosim nëse do të shkojmë në Samitin në Bruksel apo jo

Kovaçevski: Nesër vendosim nëse do të shkojmë në Samitin në Bruksel apo jo

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar sot se nesër do të miratohet vendimi final për pjesëmarrje ose jo në Samitin BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel.,

“Përpara samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, sot zhvilluam një takim të jashtëzakonshëm për Ballkanin e Hapur së bashku me kolegët e mi Aleksandar Vuçiq e Edi Rama. Diskutuam për pozicionet kombëtare të secilit vend, perspektivat rajonale dhe dinamikën e procesit të integrimit evropian. Konsultime të brendshme shtesë do të bëjmë nesër në mëngjes kur edhe do të marrim një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel”, ka shkruar në Facebook, Kovaçevski.