Kovaçevski në fjalimin e konferencës ndërqeveritare: Kemi sjellë vendime të mençura shtetërore në interes të fëmijëve tonë dhe shtetit

Kovaçevski në fjalimin e konferencës ndërqeveritare: Kemi sjellë vendime të mençura shtetërore në interes të fëmijëve tonë dhe shtetit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Bruksel tha se është nder për të që të drejtohet në gjuhën maqedonase në konferencën e parë ndërqeveritare me të cilën hapen bisedimet për anëtarësim të vendit në BE.

“Me këtë konferencë Maqedonia e Veriut fillon  një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit në BE. Dita e sotme është historike, shumë e pritur dhe e merituar. Pas 17 viteve po e bëjmë hapin e duhur drejt realizmit të ëndrrës”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.
Ai tha se për realizmin e kësaj ëndrre ata kanë punuar shumë.

“Kemi sjellë vendime të mençura shtetërore në interes të fëmijëve tonë dhe shtetit. Vizioni i qartë dhe plan për të ardhmen, përpjekja për prosperitet të shtetit dhe të gjithë qytetarëve për mua është vepra më e madhe patriotike”, shtoi Kovaçevski.

Kovaçevski tha se bota ka nevojë për një Evropë të fortë dhe të bashkuar dhe se kjo nuk do të jetë e mundur pa integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Agresioni rus mbi territorin dhe pavarësinë e Ukrainase dha mesazh të qartë se asgjë që është dhënë nuk është përgjithmonë, dhe se në bashkimin është forca jonë. Politika e zgjerimit edhe në këtë moment në mënyrë direkte kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut historikisht si dhe në bazë të gjeografisë i takon familjes evropiane. Ne jemi Evropa vogël, multikultorore dhe punojmë aktivisht për të ndërtuar shoqëri në të cilën ka vend për të gjithë. Ne e jetojmë çdo ditë moton e Evropës, të bashkuar në dallimet dhe krenohemi me këtë”, u shpreh Kovaçevski, raporton SHENJA.