Kovaçevski: Me ASH-në nuk kemi biseduar për ndarje të resorëve

Kovaçevski: Me ASH-në nuk kemi biseduar për ndarje të resorëve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar sot, se dyert e Qeverisë janë të hapura për ato parti të cilët si koncept e kanë integrimin evropian. Megjithatë ai ka shtuar se me Aleancën për Shqiptarët për ndarje konkrete të resorëve nuk është biseduar.

“Bisedimet janë zhvilluar në nivel të konceptit politik dhe vlerave, sepse nëse keni dikë me të cilin keni koalicion atëherë së pari duhet të diskutohen vlerat themelore mbi të cilat do të bazohet koalicioni, dhe më pas për ndarje të resorëve dhe ndërmarrje tëA përgjegjësive”, ka thënë Kovaçevski, raporton SHENJA.