Kovaçevski: Kjo çfarë po ndodh është goditje mbi kredibilitetin dhe seriozitetin e BE-së

Kovaçevski: Kjo çfarë po ndodh është goditje mbi kredibilitetin dhe seriozitetin e BE-së

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, nga samiti i BE-së në Bruksel tha se agresioni rus duhet të shihet si kërcënim për të gjithë në rajon, andaj zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të shihet si diçka e patjetërsueshme por edhe si investim i BE-së.

“Duke pasur parasysh rrethanat në të cilat jemi në samitin shpreha pakënaqësinë me dinamikën me të cilat po zhvillohet procesi qasës dhe i fillimit të bisedimeve. Maqedonia e Veriut është vend kandidat 18 vite, marrëveshjen për stabilizim e kemi nënshkruar para 21 viteve, në mars 2020 Këshilli Evropian mori vendim për nisej pakushtëzim të bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, por ja jemi këtu sot ndërsa bisedimet nuk kanë filluar. Do të jem direkt kjo çfarë po ndodh është goditje mbi kredibilitetin dhe seriozitetin e BE-së. Po humbim kohë të çmuar të cilin nuk e kemi”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.

Ai tha se nuk duhet lejuar që çështjet bilaterale të bëhen çështje mulitilaterale.

Kovaçevski tha se Bullgaria ka vendosur qqë trë kthehet në të kaluarën dhe të vendosa bllokadë e cila askujt nuk i shkon përshtat. /SHENJA/