Kovaçevski hedh poshtë zërat se ASH do të bëhet pjesë e Qeverisë: Kemi shumicë stabile!

Kovaçevski hedh poshtë zërat se ASH do të bëhet pjesë e Qeverisë: Kemi shumicë stabile!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka quajtur spekulime zërat se Aleanca për Shiqptarët do të bëhet pjesë e Qeverisë, ndërsa Alternativa do të largohet. Kovaçevski ka thënë se nuk i ka parë shkrimet në mediat, por tha se të gjitha janë në kornizën e spekulimeve.

 “Unë nuk i kam parë shkrimet për të cilat flisni. Për momentin Qeveria funksionon me shumicë prej 64 deputetëve dhe kjo u konfirmua me zgjedhjen e ministrit të ri për Vetëqeverisje Lokale. Unë nuk kam pasur bisedime si kryeministër, sepse kryeministri propozon ministra në Qeveri rreth rikonstruktimit të Qeverisë, gjithçka që shkruhet është në korniza të spekulimeve”, ka deklaruar Kovaçevski.