Kovaçevski: Gjithçka që tha Mickoski gjatë kësaj krize doli e gabuar

Kovaçevski: Gjithçka që tha Mickoski gjatë kësaj krize doli e gabuar

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski gjatë një tribune partiake në Gjevgjeli akuzoi kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoskin për bllokim të zgjidhjes ligjore edhe për 100 milionë të tjera për energjinë elektrike,

 “Gjithçka që tha Mickoski gjatë kësaj krize doli e gabuar. Ai tha se nuk kishte qymyr, do të kishte një ose dy ditë. Kanë kaluar më shumë se 400 ditë nga ajo gënjeshtër dhe jo vetëm që ka qymyr të mjaftueshëm për objektet energjetike, por është rritur prodhimi edhe me 25 për qind. Ai tha se nuk ka pasur energji elektrike të mjaftueshme nga objektet vendore dhe shohim se 100 për qind e nevojave për energji elektrike të kompanive të vogla dhe amvisërive mbulohen nga prodhimi vendas. Kaq di Mickoski për energjinë, ai nuk di as ekonomi”, u shpreh Kovaçevski.