Kovaçevski falënderon Ramën dhe Vuçiqin për përkrahjen për propozimin francez

Kovaçevski falënderon Ramën dhe Vuçiqin për përkrahjen për propozimin francez

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka pasur takim online me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në takim është folur për intensifikimin e bashkëpunimit për tejkalimin e vështirësive për furnizim me ushqim dhe energji, si dhe ballafaqim i përbashkët në rast shpërthim të zjarreve në këto tre vende.
Në njoftimin e Qeverisë, mes tjerash thuhet se kryeministri Kovaçevski, ka falënderuar Ramën dhe Vuçiqin, për përkrahjen publike në lidhje me propozimin francez të modifikuar.
“Rama dhe Vuçiq ndarazi e përsëritën përkrahjen ndaj veprimeve të ndërmarra nga kryeministri Kovaçevski, gjegjësisht hapjen e konsultimeve të gjëra me aktorët shoqëror, duke theksuar se e ardhmja evropiane e rajonit është opsioni i vetëm i mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, përcjell SHENJA.
Po ashtu në takimin e liderivë të iniciativës Ballkani i Hapur është theksuar rëndësia e aktiviteteve të ndërmarra për shfrytëzimin e lidhjes rajonale dhe mundësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, që, sipas tyre, po jep benifite ekonomike për të gjithë qytetarët.