Kovaçevski: Asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë

Kovaçevski: Asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë

Asnjë i punësuar nuk do të mbetet pa punë. Mast që i ka sjellë Qeveria janë për uljen e shpenzimeve dhe për konsolidim fiskal të shtetit. Kështu ka deklaruar sot, kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se as ai, dhe as një ministër tjetër nuk kanë thënë se ndonjë të punësuari do t’i ndërpritet marrëveshja dhe do të mbetet pa punë.
“Këtë e ka konfirmuar edhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale”, deklaroi sot Kovaçevski.
Ai theksoi se qëllimi i drejtorëve të ndërmarrjeve publikeve dhe udhëheqësve të institucioneve shtetërore, është të zbatojnë praktika më të mira për të ulur harxhimet.
“Gjithashtu, të gjitha institucionet duhet të shohin se cili është numri optimal i punonjësve të tyre, sa është sasia optimale e punës që kanë gjatë ditës, sepse të mos harrojmë, nëse punonjësit bëjnë rotacion, tashmë kompanitë private e bëjnë këtë, si dhe në të gjithë botën nëse një pjesë e punëtorëve bëjnë pushime në kohën kur energjia elektrike është më e shtrenjta, nëse i ndërrojnë punonjësit në mënyrë që të ketë punë nga shtëpia, atëherë kostot do të ulen jo vetëm për punonjësit, por edhe kostot që lidhen me operimi, si ngrohja, ndriçimi”, tha Kovaçevski.