Kosovare Asllani largohet nga Reali i Madridit

Kosovare Asllani largohet nga Reali i Madridit

Kosovare Asllani ka mbyllur aventurën me Realin e Madridit. Lajmin e ka konfirmuar vet futbollistja shqiptare me anë të një statusi në rrjetin social Instagram.“Faleminderit për gjithçka madridistë. Në këtë moment nuk mund ta shpreh me fjalë atë që dua të them përveçse do te kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, ka shkruar Asllani. Futbollistja me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Suedinë në rang kombëtaresh, është aktivizuar me Realin që nga viti 2020, teksa në 46 ndeshje në kampionat 32-vjeçarja ka shënuar 19 gola.