Kosova zyrtarizon dy miqësore në nëntor

Kosova zyrtarizon dy miqësore në nëntor

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, e të cilat do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Ndeshjen e parë Kosova e luan me 16 nëntor ndaj Armenisë, ndërsa tre ditë më pas si vendas ndaj Ishujve Faroe.