` . KORONAVIRUSI PREK SUPERLIGËN SHQIPTARE - TV SHENJA

KORONAVIRUSI PREK SUPERLIGËN SHQIPTARE

Koronavirusi ka prekur edhe Superligën e futbollit të Shqipërisë, pasi futbollisti i skuadrës së Bylysit, Eridon Qardaku ka rezultuar pozitiv në testin për Kovid 19. Ky lajm i keq vjen vetëm 24 orë para rinisjes së futbollit në kampionatin shqiptar. Futbollisti i Bylysit ka shfaqur simptoma të koronavirusit dhe i është nënshtruar testeve që më pas ka rezultuat pozitiv. Ai tashmë vetë-izoluar në shtëpinë e tij dhe do të qëndrojë të paktën 14 ditë. Dje janë testuar edhe shokët e skuadrës me të cilët ai ka qëndruar më shumë gjatë këtyre ditëve, por për fat të mirë ata kanë rezultuat negativë. Testeve në vijim do të ju nënshtrohen të gjithë pjesëtarët e Bylysit për të zbuluar nëse janë prekur tjerë futbollistë apo zyrtar të klubit. Kujtojmë që rinisjen e sezonit, Bylysi do të luante me Tiranën të mërkurën nga ora 17:00.