` . Koronavirusi dhe e ardhmja e Lindjes së Mesme - TV-SHENJA

Koronavirusi dhe e ardhmja e Lindjes së Mesme

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Ndërsa sëmundja, e cila është shndërruar në një epidemi globale, ka infektuar pothuajse 500 mijë njerëz, ajo ka filluar të trondit strukturën politike, ekonomike dhe sociale të shumë vendeve. Vendet e Lindjes së Mesme, veçanërisht ato me sistem të dobët shëndetësor pa aparate të forta shtetërore, po përballen me një sfidë të madhe.

Ndërkohë që koronavirusi përhapet në Lindjen e Mesme, si në pjesën tjetër të botës, ai ka filluar të trondit strukturën politike, ekonomike dhe sociale të rajonit. Sidomos shtetet me aparate të brishta shtetërore dhe me strukturë të dobët ekonomike dhe shëndetësore, janë shumë të ndjeshme përballë këtij virusi. Në këtë kontekst, dy vendet më të spikatura janë Siria dhe Jemeni. Ndërsa këto vende janë të dëmtuara mjaftë për shkak të konflikteve të brendshme të vazhdueshme, ato nuk janë të afta të luftojnë me epideminë. Fatkeqësisht, duket se këto vende nuk kanë mundësi të zbulojnë dhe testojnë rastet e infektimeve dhe të marrin masa karantine. Në të njëjtën kohë, struktura e ndarë e këtyre vendeve nuk ofron një mundësi për të ndërhyrë në epidemi nga një qendër e vetme. Ndërkohë që Siria aktualisht është nën tre administrata të ndryshme si ajo e regjimit, opozitarëve dhe rajoni i administruar nga organizata separatiste terroriste PKK, një situatë e ngjashme mbretëron edhe në Jemen.

Irani është një vend tjetër me aparat të pamjaftueshëm shtetëror përsa i përket epidemisë së koronavirusit. Ndërsa përhapja e epidemisë nuk arrihet të parandalohet, ajo po dëmtohet gjithnjë e më shumë në vullnetin politik. Irani nga ana tjetër, vazhdon të harxhojë burimet e veta duke investuar në luftën me prokurë në rajon. Gjithashtu, çmimet e naftës kanë arritur nivelet më të ulëta të viteve të fundit për shkak të rënies së kërkesës. Kjo është një sfidë tjetër për Iranin, i cili tashmë është i ekspozuar ndaj sanksioneve amerikane.

Natyrisht, rënia e çmimeve të naftës ka filluar të sfidojë jo vetëm Iranin, por edhe Irakun dhe vendet e tjera të Gjirit në Lindjen e Mesme. Iraku, si një shtet në të cilin 90 për qind e buxhetit varet nga të ardhurat e naftës dhe ku linjat etnike dhe sektare janë në lëvizje, përballet me një rrezik të madh. Madje në një skenar, ku virusi vazhdon të përhapet për një kohë të gjatë, mund të kërcënohet edhe tërësia territoriale e vendit. Megjithëse vendet e pasura të Gjirit do të përpiqen të mbrojnë veten duke i konsumuar fondet e tyre, ata do të kenë vështirësi serioze përsa i përket sigurisë së ushqimit pasi nuk kanë ekonomi prodhimi.

Së fundmi, Lindja e Mesme duket se është në një kaos të madh mbi varësinë nga eksportet e naftës dhe aparatet e dobëta qeveritare. Së bashku me Irakun dhe Iranin, pjesa e konsiderueshme e buxheteve e të cilëve përbëhet nga të ardhurat nga eksportet e naftës, edhe vendet e Gjirit po përballen me një krizë të madhe ekonomike. Procesi i recesionit global i shkaktuar nga koronavirusi uli çmimet e naftës deri në 20 dollarë, duke i bërë buxhetet e vendeve përkatëse të pakontrollueshme. Për Iranin, i cili po lufton me sanksione, kjo situatë ka një efekt edhe më të rëndë. Ndërkohë që vazhdon përhapja e virusit ai do të nxisë edhe ngjarje sociale. Nëse virusi vazhdon të përhapet me normën aktuale, në Lindjen e Mesme do të mbijetojë disa shtete që kanë aparatin shtetëror të fortë të tilla si Turqia, të cilat mund të garantojnë sigurinë e ushqimit dhe ekonominë e prodhimit.

Autor: Can ACUN