Korçë, gjendet një person i pajetë, dyshohet se vdiq nga të ftohtit

Korçë, gjendet një person i pajetë, dyshohet se vdiq nga të ftohtit

Trupi i një personi të pajetë është gjendur në rrugën e fshatit Ravonik të Korçës.

Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit dhe temperaturave tepër të ulëta, raporton tch.
Mësohet se viktima, J.P, 55 vjeç ka pësuar atak kardiak, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë.