Kontrolle në disa objekte hotelierike, arrestohen 7 persona

Kontrolle në disa objekte hotelierike, arrestohen 7 persona

Ministria për Punë të Brendshme njofton se mbrëmë vonë ka kryer kontrolle në më shumë objekte hotelierike në Shkup, me çrrastë tek 7 persona nga Shkupi, Kosova dhe Norvegjia ka gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe materie të bardh pluhur. Personat në fjalë janë privuar nga liria.

“Tek A.D. (23), A.D. (31) dhe T.I. (28), të gjithë nga Shkupi, është gjetur materie e bardh pluhur, derisa tek S.J. (20) nga Shkupi, V.Z. (35) nga Kosova, G.M. (37) nga Shkupi dhe A.K.K. (45) nga Norvegjia është gjetur marijuhanë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Personat në fjalë janë ndaluar nga policia dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.